Nesër gjendja do të ndryshojë dukshëm

Nesër gjendja do të ndryshojë dukshëm

Sot, mbi vendin tonë, pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në orët e mëngjesit. Temperaturat do të sillën në mes 5 e 13 gradë Celsius.

Nesër, gjendja do të ndryshojë dukshëm, dita do të fillojë me vranësira e riga shiu të cilat vende-vende do të kalojnë në reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndieshme, ato do të sillën në mes minus 5 e 9 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv.

Edhe në ditën e dytë të fundjavës, të dielën pra, parashihet të mbajnë temperatura të ulëta ato do të sillën në mes minus 3 e 7 gradë Celsius. Mirëpo , vranësirat do të jenë të pakëta./21Media