Parashikimi i motit

Mot i vranët e me mjegull

Meteorologët parashohin se dita do të fillojë me vranësira të pjesshme të cilat me kalimin e kohës do të vijnë duke u rralluar. Në ultësira mund të ketë mjegull, kurse temperaturat do të sillën në mes minus 5 e 4 gradë Celsius.

Të shtunën, pritet të ketë më shumë vranësira, mirëpo temperaturat nuk pritet të ndryshojnë, ato do të sillën në mes minus 5 e 4 gradë Celsius. Dita e dytë e fundjavës do të dominohet nga vranësirat e edhe temperaturat do të shënojnë rënie ato do të lëvizin në mes minus 6 e 1 gradë Celsius.

Kualiteti i ajrit vazhdon të jetë i pashendetshëm.

Mbi rajonin tonë, po vazhdon ndikimi i masave ajrore anticiklonike, kështu edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme, pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme të cilat herë-herë mund të jenë më të theksuara. Në ultësira mund të ketë mjegull, kurse temperaturat minimale do të sillën në mes minus 7 e minus 5 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 1 e 4 gradë Celsius./21Media

Back to top button