Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës edhe sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut herë -herë me vrull shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 12m/s./Media