Parashikimi i motit

Temperaturat nuk do të pësjonë rënie

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane do të jenë prezent gjatë gjithë kësaj jave.

Sipas IHMK-së, edhe sot do të ketë vranësira të pjesëshme por temperaturat nuk do të pësojnë rënie të theksuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s./21Media

Back to top button