Mot i vranët dhe me shi

Mot i vranët dhe me shi

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë kushte meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të karakterit lokal dhe shkarkime rrufesh.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja shpejtësia e së cilës vende-vende mund të arrijë mbi 14m/s./21Media