Nga e mërkura pritet të kemi mot me temperatura më të larta

Nga e mërkura pritet të kemi mot me temperatura më të larta

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesëshme dhe me temperatura që do të sillën në mes 13 e 25 gradë Celsius.

Ndërsa, të mërkurën, pritet të kemi mot kryesisht të të kthjellët dhe ngritje të temperaturave të cilat do të sillën në mes 14 e 29 gradë Celsius.

Rajoni ynë, aktualisht, gjendet nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik dhe masave të ngrohta ajrore nga Mesdheu, kështu ,gjatë kësaj jave parashihet të kemi mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë, temperaturat do të lëvizin në mes 15 e 34 gradë Celsius./21Media