Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët por me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta, por në viset e larta mbi 800m, ngricat parashihen të jenë deri në mesditë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Back to top button