Mot me temperatura të larta

Mot me temperatura të larta

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masat ajrore të nxehta dhe të thata të cilat po influencojnë në Shqipëri me mot të stabilizuar dhe temperatura të larta.

Për sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë konstante. Në zonat malore temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 33 gradë, në zonat e ulëta nga 17 deri në 37 gradë, ndërsa në zonat bregdetare temperaturat do të lëvizin nga 21 deri në 32 gradë Celsius./21Media