Parashikimi i motit në Maqedoni

Temperatuura të larta në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes nga veriu do të zbret masë e freskët ajri, që do të shkaktojë mot jo stabil me reshje të shiut dhe stuhi.

Temperaturat e ditës do të bien, duke filluar nga vendet veriore për 5 gradë Celsius, ndërsa në vendet jugore do të vazhdojë të jetë nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri 24 gradë, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 31 deri 40 gradë Celsius.

Back to top button