Parashikimi i motit në Shqipëri

Temperaturat parashikohen me rënie të ndjeshme

Mot për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta në pjesën Veriore dhe bregdetare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në qarqet Kukës dhe Dibër mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Parashikohen reshje bore të përkohshme në mesditë në intensitet të dobët e kryesisht në zona të thella të qarqeve Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë e Gjirokastër.

Mjegull/ mjegullinë lokale në orët e mëngjesit parashikohet përgjatë zonave luginore ndërsa do të ketë prezencë ngricash në të gjithë vendin. Ngrica të forta në zonat malore gjatë gjithë ditës.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi 1-15 m/sek. Valëzimi i forcës 1-2 me lartësi vale 0.7-1.5 metër.

Temperaturat parashikohen me rënie të ndjeshme në mesditë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër -5/4 diell re

Kukës -8/-1 re diell

Lezhë -5/2 diell re

Dibër -11/-2 re diell

Durrës -4/5 diell re

Tiranë -4/7 diell re

Elbasan -4/3 diell re

Berat -7/5 diell re

Vlorë -1/6 diell re

Korçë -14/-2 borë diell re

Gjirokastër -8/5 diell re

Sarandë -2/7 diell re.

Back to top button