Parashikimi i motit në Shqipëri

Kthjellët dhe me vranësira kalimtare

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët e me vranësira kalimtare përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vijën bregdetare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat malore në Verilindje-Lindje-Juglindje parashikohet mot me alternime vranësirash dhe kthjellime afatshkurtra.

Mjegull/mjegullinë lokale në orët e mëngjesit pranë zonave luginore.

Era do të fryjë nga Verilindja–Veriperëndimi me shpejtësi 2-18 m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë në detet Adriatik e Jon, me lartësi vale 1,1-2,5 metra.

Back to top button