Mot i vranët e me shi

Mot i vranët e me shi

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për sot parashikohet i vranët, ndërsa në orët e drekës dhe pasdite do të bëhen të pranishme edhe intervale të shkurtra me diell.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet te ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-15m/sek, pasdite do të fitojë shpejtësi në bregdet deri 18m/sek, përkohësisht e vrullshme, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3.