Do të ketë edhe reshje shiu

Do të ketë edhe reshje shiu

Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën me dije se reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar do të ketë në të gjithë vendin. Aktiviteti i reshjeve pritet deri pasdite, më tej do të ndërpriten. Në veriperëndim reshjet përkohësisht do të marrin karakterin e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim Jug e në mesditë kthen nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3-4 ballë.