Temperatuat maksimale deri në 31 gradë

Temperatuat maksimale deri në 31 gradë

Moti në Shqipëri do të mbetet i qëndreshëm me diell dhe vranësira të pakta dhe prani të mjegullës përgjatë luginave.

Era do të fryjë me drejtim të Jugperëndimit me shpejtësi maksimale 7 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5- 1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të vijojnë me rritje në mesditë.

Temperaturat në zonat malore do të lëvizin nga 11 deri 27 gradë Celsius, në zonat e ulëta 14 deri në 31 gradë dhe në zonat bregdetare 17 deri në 28 gradë Celsius.