Vranësira e shi në Shqipëri

Vranësira e shi në Shqipëri

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga vranësirat ku pritet që në pjesën e parë të ditës të ketë reshje shiu në disa qytete, kryesisht ato veri-lindore dhe gjatë pjesës së dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë prezente edhe në jug.

Reshjet do të jenë lokale dhe të izoluara.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku në zonat malore do variojnë nga 7 deri në 17 gradë Celsius në zonat e ulëta nga 14 në 25 gradë dhe në zonat bregdetare nga 18 në 28 gradë Celsius.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash ku në disa qytete do të ketë dhe reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 5 deri në 17 gradë dhe në zonat e ulëta nga 10 në 22 gradë Celsius.