Fundjava do të sjellë shtimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut

Fundjava do të sjellë shtimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut

​Sot në Shqipëri do të mbizotërojë një mot i kthjellët dhe me alternime vranësirash por që do të sjellin reshje lokale shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë në zonat malore nga 1  deri në 11 gradë Celsius në zonat e ulëta nga 7 në 21 gradë dhe në zonat bregdetare nga 10 në 21 gradë Celsius.

Fundjava do të sjellë shtimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut ku fillimi i javës që vjen do të jetë me reshje më të dendura shiu.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 6 ballë.