Temperatura maksimale në bregdet deri 19 gradë

Temperatura maksimale në bregdet deri 19 gradë

​Reshje shiu do të ketë gjatë ditës në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, por lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë.

Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta dhe mesatare në shumicën e tyre.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë, pasdite vonë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 13 deri në 19 gradë Celsisus, në vendet e ulëta 12 deri 19 gradë dhe në vendet malore temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 14 gradë Celsius.

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.