Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëri të ditur se edhe gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
IHMK njoftoi se nga e diela parashihen rritje e temperaturave maksimale mbi 30 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Tutje, IHK njoftoi se gjatë dy ditëve në vijim do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s./21Media

Back to top button