​Parashikimi i motit për fundjavë

Dita e shtunë parashihet me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do ë lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë rritje të lehta. Në viset e larta minimalet do të ulen rreth -3 gradë celsius.

Të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihen të shënojnë rritje ë lehta, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë rreth 10 gradë celsius.

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Back to top button