Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se në javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.

Sipas parashikimeve, të hënën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. “Gjatë ditës parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të sjellin shi dhe shkarkime rrufes. Në disa zona ekziston rrezik për breshënizë. Temperaturat mbeten konstante me ditët e fundit.”, informoi IHMK.

Të martën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara ekziston rrezik për breshënizë. “Temperaturat do të shënojnë ulje në vlerat e maksimaleve.”, u bë e ditur nga IHMK.

Të mërkurën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me riga të izoluara shiu.

“Në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Një ditë që do t’i gjasoj stinës së vjeshtë së vonë.”, bëri të ditur instituti.

Ndërsa, të enjten pritet të mbajë mot kryesisht i qetë dhe i freskët. “Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë në krahasim me temperaturat e ditës së mëparshme.”, informoi IHMK.

Edhe dita e premte parashihet të jetë relativisht e qetë, me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante.

“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit.”, bëri të ditur IHMK.

Back to top button