Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Temperaturat më të larta rreth 18°C
Mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurtra diellore.
Vranësirat gjatë ditës së martë do të shoqërohen me shi. Shiu do të fillojë së pari në rrafshin e Dukagjinit për të përfshirë tërë vendin ditën e mërkure dhe tutje ditëve tjera duke e zvogëluar intensitetin.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1 deri në 13 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.