Mot kryesisht me diell

Mot kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e dielë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell. Sipas IHK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin mes 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.”, bëhet e ditur në njoftimin e IHK-së./21Media