Nesër mot i vranët

Nesër mot i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e premte do të karakterizohet me mot të vranët dhe intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

“Dita e premte do të karakterizohet me mot të vranët dhe intervale të shkurta me diell. Në orët e para të ditës në disa vende do të vazhdojnë reshjet e shiut por me intensitet të dobët kryesisht në lindje dhe disa pjesë të kufizuara. Fushat barike paralel me ato termike do të shënojnë rritje të lehta, duke bërë që pjesa e dytë e ditës të mbajë e qetë dhe relativisht e ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi. 

Këto reshje të parashikuara për këto ditë nëntori kanë ndikuar sado pak në rritjen e niveleve të ujit në liqenet akumuluese dhe në fushën e bujqësisë. Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme po thuaj për të gjitha kategoritë e njerëzve, meqë në fushat barike kemi vlera rreth normales”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media