Parashikimi i motit për nesër

Dita e diele do të karakterizohet me mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
Sipas IHMK-së gjatë ditës vranësirat do të zhvillohen duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, kryesisht në zonat malore dhe vise mesatare.
“Reshje me të theksuara parashihen në jug dhe jugperëndim të vendit , ndërsa pjesët tjera parashihen me më pak reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Back to top button