Parashikimi i motit për sot

Temperaturat maksimale mund të lëvizin nga 29-32 gradë

Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell por që pasdite nëpër disa lokalitete mund të ketë reshje shiu të intensitetit të ulët.

Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje të vogla por që do të jetë rreth vlerave  të normales. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s.

Back to top button