Parashikimi i motit për sot

Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, duke mos e përfshirë të gjithë territorin, parashihen të kenë më pak reshje.
Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit./21Media

Back to top button