Parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, derisa parashihen edhe reshje shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-36 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s./21Media

Back to top button