Temperatura maksimale deri në 33 gradë

Temperatura maksimale deri në 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pasdite parashihen që vende–vende të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s./21Media