Parashikimi i motit për sot

Ndryshimi i motit me rënie të ndjeshme të temperaturave që ndodhi gjatë së mërkurës do të vijojë edhe sot.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se në disa vende pritet të ketë reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

Back to top button