Vazhdon moti stabil, i ngrohtë dhe me diell

Vazhdon moti stabil, i ngrohtë dhe me diell

Përderisa temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë, sipas parashikimeve të fundit nga fillimi i javës së ardhshme masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, pritet që të shtrihen sërish mbi rajon që do të sjellin rritje të lehtë të temperaturave, që edhe për momentin janë mbi vlera mesatare.

Nën këto kondita të motit stabil dhe pa qarkullim të madh ajror, ditëve në vijim parashihet edhe formimi i mjegullave nëpër ultësira, çka do të ndikojë në koncentrimin e ndotësve më afër sipërfaqes tokësore, që pritet të rrisë indeksin e kualitetit të ajrit në vlera të pashëndetshme.

Sot parashikohet mot kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mjegull.

Gjithashtu edhe në fundjavë parashikohet mot kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.

Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2 gradë Celsius deri në 4 gradë Celsius, e maksimalet nga 16 gradë deri në 17 gradë Celsius.