Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Mot kryesisht i kthjellët

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Në orët e mesditës mund të ketë vranësira kalimtare, kurse temperaturat do të sillën në mes 2 e 16 gradë Celsius.

Nesër, dita do të fillojë me mot kryesisht të kthjellët, mirëpo në ndërkohë do të paraqiten vranësira, kështu, dita do të përfundojë me mot pjesërisht të kthjellët. Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ato do të sillën në mes 1 e 12 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, pjesa më e madhe e javës, do të kalojë me mot pjesërisht të vranët. Përjashtim, parashihet të jetë dita e enjte, kur pritet të ketë vranësira më të theksuara të cilat mund të sjellin edhe reshje shqote. Në orët e mëngjesit, në lugina mund të ketë mjegull. Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes minus 3 e minus 1 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 6 e e 10 gradë Celsius./21Media

Back to top button