Moti për katër ditët a ardhshme

Moti për katër ditët a ardhshme

Meteorologët parashohin që sot mbi vendin tonë të mbajë mot kryesisht i kthjellët me temperatura që do të lëvizin në mes 9 e 22 gradë celsius.

Nesër, po ashtu, pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të sillën në mes 11 e 24 gradë celsius.

Ndërsa  për fundjavë, meteorologët thonë se do të kemi mot të ndryshueshëm: me vranësira, por edhe me diell. Vranësira të jenë më të theksuara në ditën e parë të fundjavës, kur mund të sjellin edhe reshje lokale shiu. Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes 10 e 12 gradë celsius, kurse ato ditore në mes 21 e 24 gradë celsius.