Fundjava me mot të ngrohtë

Fundjava me mot të ngrohtë

Ditët e para të muajit nëntor me mot shumë të ngrohtë, vranësira dhe diell.

Rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike mbi Evropën lindore, derisa në fundjavë nga Atlantiku një tjetër anticiklon nga ishujt e Azoreve do të depërtoj përgjatë Evropës qendrore dhe mbi rajonin tonë. Ndërkohë masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore vazhdojnë të shtrihen mbi vendin tonë, që do të favorizojnë rritje të temperaturave dukshëm mbi vlera mesatare.

Sot do të kemi mot të ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

Të shtunën gjithashtu do të mbajë mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Ditën e diel vazhdon të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9 gradë Celsius deri në 13 gradë Celsius, e maksimalet nga 23 gradë deri në 24 gradë Celsius.

Në fillim të javës së ardhshme temperaturat pritet të zbresin lehtë, minimalet deri në 6 gradë, e maksimalet deri në 18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugu-juglindja 5-12m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres në vlera normale./21Media