Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.
Sipas njoftimit të Institutit të premten do mbajë mot kryesisht me diell dhe temperatura kryesisht të ngjashme, minimalet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës patrashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius./21Media

Back to top button