Parashikimi i motit për vikend

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se pas këtyre temperaturave të larta që u regjistruan ditëve të fundit mbi vendin tonë, situata meteorologjike po ndryshon, duke bërë që merkuri në termometër të ulët mesatarishtë për 3-8 gradë Celsius.

Në njoftimin e IHMK thuhet se vikendi parashihet të shoqërohet fillimisht me diell por gjatë ditës, kryesisht pjesët e dyta të ditës do të ketë kushte që vende-vende të ketë reshje dhe shkarkime rrufesh, (nuk do të jenë sasi të mëdha të reshjeve). Reshjet do të përfshijë disa zona të kufizuara, reshje lokale të shoqëruar edhe me erëra lokalisht mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimaet e ditës do të shoqërohen ndërmjet 22-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht mesatare./21Media

Back to top button