Gjatë vikendit do të na shoqëroi mot me diell

Gjatë vikendit do të na shoqëroi mot me diell

Situata meteorologjike vazhdon të mbetet e ngjashëm kështu që gjatë dy ditëve të fundjavës, moti do të jetë me diell dhe paraqitje të herë pas hershme të vranësirave të cilat do të jenë më të theksuara në viset me lartësi mbidetare 800m, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës, parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë sidomos ditën e shtune , presioni atmosferik mbetet ndjeshëm i lartë, lagështia relative po ashtu do të shënoj vlera të larta dhe do të krijoj ndjesi për mot me vapë.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare./21Media