Parashikimi i motit në Shqipëri

Mot me vranësira dhe shi

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë në Shqipëri duke ndikuar mot me vranësira dhe shira të dobët e lokale, herë pas here do të ketë intervale me kthjellime.

Orët e pasdites do të mbeten me vranësira dhe shira ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore. Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke larguar vranësirat dhe shirat.

Sipas meteorologëve, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në vlerat e mëngjesit por, mesdita do të ruaj vlera konstante të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Back to top button