Parashikimi i motit në Shqipëri

Edhe në Shqipëri mot i vranët

Në Shqipëri pritet të mbajë mot i kthjellët por, do të ketë edhe vranësira të lehta në zonat malore lindore.

Gjatë orëve të pasdites do të ketë përmirësim të mëtejshëm të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat edhe nga zonat malore, për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominant në të gjithë territorin.

Sipas meteorologëve, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Back to top button