Mot me vranësira të lehta

Mot me vranësira të lehta

Sot mëngjesi do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e Shqipërisë por, vranësirat më të dukshme do të paraqiten në zonat malore veriore.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira të dendura dhe shira të dobët e lokale do të paraqitet motit në zonat malore veriore.

Sipas meteorologëve, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë ndryshime të dukshme të tyre.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.