Mot i vranët dhe me intervale me diell

Mot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s./21Media