Parashikimi i motit për vikend

Mot me diell dhe me vranësira do të na shoqërojë gjatë vikendit

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal dhe stabil atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 grad Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe jugperendimi me shpejtësi deri 5m/s./21Media

Back to top button