Vendim i bordit drejtues të klubit

Vendim i bordit drejtues të klubit

Gjilani ka vendosur që të ardhurat financiare të fituara nga biletat e ndeshjes me Prishtinën, t’i dhurojë si donacion për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

Vendimi solidar është konfirmuar nga faqja zyrtare e Gjilanit në Facebook.

“Pas ngjarjeve tragjike të ndodhura ditë më parë në Shqipëri, bordi drejtues i klubit me në krye Presidentin, z.Florim Zuka, ka vendosur që të ardhurat e të hyrave nga shitja e biletave të duelit kundër Prishtinës, të dhurohen donacion për familjarët e viktimave të prekura nga tërmeti tragjik i ndodhur ditë më parë në Shqipëri”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës është mbyllur pa fitues, 0:0.