Ndarja e çmimit për lojtarin më të mirë të vitit

Ndarja e çmimit për lojtarin më të mirë të vitit

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka thënë që ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo e ka merituar çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA.

Ronaldo nuk  ka shkuar në festë, derisa Lionel Messi e fitoi këtë çmim, transmeton rtv21.tv.

Ai tha se kanë respekt për Messin, por portugezi duhej ta fitonte çmimin për lojtarin më të mirë nga FIFA.

Kemi respekt për Messin, por Ronaldo e meriton këtë çmim. Sezonin e kaluar fitoi Ligën e Kombeve me Portugalinë, Superkupën dhe Seria A me Juventusin. E dimë që nuk shkoi në mbrëmje pasi nuk ndjehej mirë dhe do të shohim si do të ndjehet në vikend”, deklaroi ai.

Kujtojmë se dy ditë më parë janë ndarë çmimet për lojtarin më të mirë të vitit. Fitues i Topit të Artë ishte Lionel Messi./21Media