Paris Hilton dëshiron të jetojë përgjithmonë!

Paris Hilton dëshiron të jetojë përgjithmonë!

Trashëgimtarja 39 vjeçe është e merakosur se “asgjë” nuk ndodh pas vdekjes, që do të ishte “e mërzitshme”, ndaj ajo do të dojë që të gjejë mënyra të bëhet e pavdekshme.

Paris Hilton  i tha revistës britanike Cosmopolitan: “Vdekja më frikëson ngase unë nuk e di çfarë ndodh. Unë nuk dua të jetë asgjë ngase do të ishte e mërzitshme.Po përpiqem të gjej një mënyrë – të ngrihem ose të zbuloj një shtatërvan të një pilule të rinisë-ashtu që njerëzit të mund të jetojnë përgjithmonë, si ai filmi ‘Death Becomes Her'”.

Hilton ndihet “me fat” që ka ruajtur dukjen e saj të re pa iu nënshtruar operacioneve kozmetike. Ajo tha: “Ndihem 21 përgjithmonë. Dhe jam krejt natyrale. Ndihem shumë me fat që nëna gjithmonë më ka thënë të mos rri në diell. Ndihem me fat që nuk u desh t’i nënshtrohesha asaj që shumë njerëz bëjnë në këtë qytet.” Ndërkaq, megjithëse Paris e ka përjashtuar veten nga versioni ri të ‘The Simple Life’, ajo e pranon se producentët  e kanë pyetur kush ajo mendon se do të ishte më i miri për emisionin – ku ajo dhe Nicole Richie provuan duart në detyra të ndryshme – nëse do të kthehej, por ajo refuzoi që të tregonte se kë e zgjodhi ajo.

Ajo tha: “Orari im është krejt i krisur. S’mund ta imagjinoj ta jetoj jetën time dhe të shkoj në mes të një asgjëkundi dhe ta bëj atë sërish. Plus, shfaqjes nuk i kalon koha dhe është ikonike, nuk mund ta bëni atë sërish.Më pyetën se kë do ta rekomandoja nëse nuk do të doja të bëja vetë? Kë e propozova? S’mund të tregoj. Kam nënshkruar marrëveshje për mbajtje fshehtë.Nuk e di nëse do të mund të bëhet prapë. Nuk mendoj se do të jetë ashtu siç ka qenë, por do të ishte zbavitëse të shikoje njerëzit tjerë duke e bërë atë”./21Media