Paris tregon ku u inspirua për koleksionin

Paris tregon ku u inspirua për koleksionin

Modelja amerikane, Paris Hilton, e cila njherësh është edhe biznesmene,  personalitet i medieve sociale, disenjatore dhe Dj, për realizimin e koleksionit të ri të këpucëve u inspirua nga jeta e saj, me theks të veçantë, nga udhëtimet rreth botës.

Paris këtë koleksion e prezantoi në Bogota të Kolumbisë, me ç’rast për media ndër të tjera tregoi se ndikim në realizimin e këtyre dajaneve kishin edhe shfaqjet e modës në vende të ndryshme të botës, ku ka qenë e pranishme, shkruan rtv21.tv

Ylli amerikan filloi të angazhohet në fushën e modës kur ishte shumë e re. Në moshën 19 vjeçare, ajo nënshkroi kontratën me agjencinë e modelimit të Donald Trump, të pagëzuar T Management, dhe prej këtu, ajo vazhdoi të hijeshojë kopertinat e revistave.

Veç revistave, Paris Hilton u paraqit edhe në disa filma, shfaqje televizive, video muzikore e klube nate.

Në vitin 2013, Hilton u bë DJ-je, ku vetë e promovoi vetën në këtë fushë dhe ajo vazhdon të kontribuojë si Dj.

Sot, Paris ia del me sukses në shumë fusha të veprimtarisë, është biznesmene e famshme, disenjatore këpucësh, por po ashtu tregoi talentin e saj edhe në lansimin e disa llojeve të parfumeve.