Dasma që pritej të ndodhte së shpejti, është shtyrë

Dasma që pritej të ndodhte së shpejti, është shtyrë

Këngëtarja e aktorja Paris Hilton dhe i fejuari i saj aktori e modeli Chris Zylka kishin planifikuar dasmën e tyre në muajin nëntor, mirëpo Hilton ka pasur për më shumë nevojë që të planifikojë dasmën e saj të ëndërrave, andaj e ka shtyrë datën.

Një burim i afërt me çiftin ka deklaruar se dasma është shtyrë për muajin maj, duke i dhënë më shumë kohë çiftit ta planifikojnë atë, shkruan rtv21.tv.

Vendi i dasmës është bërë i ditur të jetë qyteti i Los Angeles.

Çifti ishin fejuar në muajin janar, me Zylkan duke propozuar me një unazë diamanti 20 karatë, me vlerë 2 milionë dollarë./21Media