Parkimi në qendër të Prishtinës do të shtrenjtohet

Problem numri i madh i makinave që hyjnë në kryeqytet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot bëri të ditur se nga janari i vitit të ardhshëm parkingu publik do të jetë i kufizuar për ata që nuk janë banorë të lagjeve, si dhe parkimi në qendër të kryeqytetit do të jetë më i shtrenjtë.

Kjo pasi që, sipas Ahmetit, mbi 100 mije makina hyjnë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës.

“Rrugët e ngushta të cilat nuk lejojnë zgjerim nuk mund të përballojnë këtë sasi të automjeteve. Kohët më të ndishme janë mëngjesi për shkak të njerëzve që vijnë në punë dhe prej orej 16 – 18 kur largohen nga Prishtina. Unaza e qytetit do ta shkarkojë një pjesë të makinave që hyjnë tranzit por problemi kryesor mbetet numri i madh i makinave që hyjnë.”, bëri të ditur Ahmeti në facebook.

Ai më tutje shtoi se do të fillohet me ndërtimin e pesë Park and Ride parkingjeve në hyrje të qytetit, si dhe do të investohet më tutje në transport publik.

“Por, në javët dhe muajt në vijim do ta shqyrtojmë seriozisht Congestion Charge në pjesët e ngarkuara të qytetit. Jemi duke shqyrtu që kjo të bëhet përmes kamerave smart që lexojnë tabelat. Kjo Taksë e “tollovisë” bashkë me investimet tjera mund ta lehtësojë komunikacionin dhe zvogëlojë ndotjen në kryeqytet.”, shkroi më tutje Ahmeti në facebook./21Media

Back to top button