Parkingu i qyteti të Drenasit nën menaxhimin e shoqatave të dala nga lufta

Parkingu i qyteti të Drenasit nën menaxhimin e shoqatave të dala nga lufta

Pas miratimit të vendimit nga ana e Kuvendit të Komunës së Dreasit për shfrytëzimin e përkohshëm të parkingut të qytetit dhe pas marrëveshjes së nënshkruar nga Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, edhe zyrtarisht, sot i është dorëzuar kjo pjesë për shfrytëzimin e veturave që do ta menaxhojnë shoqatat e dala nga lufta.

Në njoftimin e dërguar nga komuna e Drenasit thuhet se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, sot i ka dorëzuar këtë pjesë shoqatave e cila do të menaxhoj me të hyrat e krijuara në këtë hapësirë publike./21Media