Festime në parlament

Festime në parlament

Martesa e të së njëjtës gjini do të bëhet e ligjshme në Australi, pas miratimit të projektligjit historik i cili u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve.

Shumica dërrmuese e deputetëve votuan  pro ndryshimit të Aktit të Martesës, tetë ditë pas një rezolute për këtë çështje në Senat.

Votimi pro i projektligjit pasoi me festime në parlament, duke nxitur brohoritje, duartrokitje dhe madje edhe  këngë.

Rezultati i jep fund  debatit  i cili ka zgjatur për më shumë se një dekadë lidhur me këtë çështje.

“Çfarë  dite e përshtatshme për dashuri, për cilësi, për respekt”, tha kryeministri Malcolm Turnbull, duke shtuar se “Australia e  bëri këtë”.

Guvernatori i përgjithshëm i Australisë pritet të miratojë projektligjin në ditët në vijim, duke shënuar kalimin e tij zyrtar në ligj.