Parlamenti britanik po diskuton sot mundësitë për zgjidhjen e çështjes Brexit

Parlamenti britanik po diskuton sot mundësitë për zgjidhjen e çështjes Brexit

Kjo çështje ka mbetur pezull pasi Kryeministrja Tereza May ende nuk e ka siguruar  shumicën e nevojshme ne parlament për të miratuar marrëveshjen e negociuar nga ajo me Brukselin.

Deputetet sot po diskutojnë disa opsione përfshirë daljen e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje, unionin doganor, planin alternativ te laburistëve, revokimin e nenit 50, marrëveshjen për tregti të lirë me Kanadanë si dhe disa opsione te tjera. Pas diskutimit në orët e mbrëmjes pritet të votohet për opsionin që parlamenti britanik vlerëson se është më i miri për Britaninë e Madhe.

Ndërkohë presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk i ka ofruar sërish një shtyrje më të gjatë të Brexitit Britanisë së Madhe. “Duhet të jemi të hapur për një shtyrje të gjatë, nëse Britania e Madhe e rishqyrton strategjinë e saj të Brexitit”, tha Tusku para Parlamentit Evropian në Strasburg./21Media